Pence rezulton negativ në testin për COVID-19

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence ka rezultuar negativ në testin për COVID-19, disa orë pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Ashtu
si bëhet në mënyrë rutinë që prej disa muajsh, zëvendëspresidenti Pence ka
rezultuar negativ me COVID-19 çdo ditë. Edhe këtë mëngjes zëvendëspresidenti
Pence dhe bashkëshortja e tij dolën negativë me COVID-19 pas kryerjes së
testimit”, ka njoftuar zëdhënësi Devin O’Malley në Twitter.

“Zëvendëspresidenti,
Pence është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i uron presidentit amerikan,
Trump shërim të shpejtë”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

"BE duhet të flasë me turqit qipriotë për çështjen e Mesdheut Lindor"

Ngjarja e ardhëshme

Me rastin e fundit të vdekjes nga Kovid-19 në rajonin e Tetovës deri më tani gjithsej 90 të vdekur nga kjo sëmundje

të fundit nga