Pelosi: Amerika vlerëson udhëheqjen e Zelensky dhe admiron popullin e Ukrainës për guximin e tyre

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në një konferencë për media tha se delegacioni i saj pati “nderin e madh të takohej dje me Presidentin e Ukrainës”.

Ajo thotë se diskutimet u përqendruan rreth “ndihmës humanitare të sigurisë dhe ndihmës ekonomike dhe përfundimisht rindërtimit kur fitohet”, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Pelosi thotë se ajo ishte krenare për të përcjellë “një mesazh uniteti nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, një mesazh vlerësimi nga populli amerikan për udhëheqjen e tij dhe admirim për popullin e Ukrainës për guximin e tyre”.

Ajo shton: “Me pikëllim të madh vijmë këtu, por me krenari të madhe largohemi me një mirëkuptim më të fortë… për atë që duhet bërë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për herë të parë, Unikkatil mban koncert në Zvicër

Story i radhës

Mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, nga BE-ja, paraqet një diferencë shumë të madhe me popujt e tjerë

Të fundit nga