Peja i kthehet fitoreve, Trepça 10 humbje në Superligë

Ditët më zeza në histori po përjeton klub i i basketbollit Trepça nga Mitrovica. 

Trepça pëson humbje me rezultat 74:64 nga Peja (23:12, 12:15, 15:20, 24:17), në takimin që u zhvillua në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë. 

Peja edhe pa Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin fitojnë ndaj rivalit të vjetër. 

Marko Peroviq është më i merituari për fitore, duke shënuar 26 pikë. Basketbollisti Tramaine Andre Isabell Jr realizon 19 pikë por nuk mjaftuan për rezultat të favorshëm për mitrovicasit. 

Trepça është në fund të tabelës (në vend të tetë) me 2 fitore dhe 10 humbje, me gjithsej 14 pikë, ndërsa Peja ngrihet në pozitën e tretë me 20 pikë, ka një pak se lideri Ponte Prizreni dhe Rahoveci, që zë pozitën e dytë.

Ngjarja paraprake

Lëkura e Thatë Gjatë Dimrit – Zbuloni Ushqimet Që Ju Mbrojnë Nga i Ftohti

Ngjarja e ardhëshme

Pyetje deputetësh, kontesti maqedono-bullgar dominoi seancën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian