Pëfaqësuesja e Kosovës niset për në Greqi

Pëfaqësuesja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën mbrëma do ta zhvillojë ndeshjen kundër Greqisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.

Pëfaqësuesja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë e “Dardanëve” vetëm në muajin tetor, pas atyre ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup dhe kundër Sllovenisë në Prishtinë.

Kosova nga tri ndeshje të zhvilluara në Ligën C i ka dy humbje e një barazim.

Andaj, Verdhekaltrit e synojnë këndelljen nesër mbrëma në Athinë. 

Ngjarja paraprake

Gjermania paralajmëron Turqinë kundër "provokimeve" në Mesdheun lindor

Ngjarja e ardhëshme

Themeluesi i OnePlus largohet nga kompania

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian