Pediatria e re e Tiranës/ Manastirliu: Investimi do t’i shërbejë jo vetëm Tiranës, por gjithë vendit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se Pediatria e re e Tiranës është drejt përfundimit.

Ajo theksoi se është një investim që do t’i shërbejë jo vetëm Tiranës, por gjithë vendit.

“Pediatria e re e Tiranës, një ndërtim modern që ka përfunduar dhe është gati që me mobilimin dhe pajisjen të vihet në funksion të fëmijëve.

Shërbimet përfshijnë reanimacionin pediatrik, me katër salla operacioni të gjitha sipas standarteve sa i përket shërbimeve pediatrike. Kapaciteti është rritur në 500 shtretër, ky investim i shërben jo vetëm Tiranës por gjithë Shqipërisë. Pasi është një qendër reference që ofron shërbime të specializuar”, tha Manastirliu.

Ngjarja paraprake

​Praga: Shqetësuese lëvizjet destabilizuese të Moskës

Ngjarja e ardhëshme

Marku: Më futni në një dhomë me personat që flasin keq për mua

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian