Pedagogu Klodian Dhoska paralajmëron protesta: Ne jemi emergjencë kombëtare, Kosova është shumë më përpara

min lexim

Pedagogu Klodian Dhoska është shprehur se në protestat e pedagogëve që u zhvilluan disa muaj më parë ka pasur intimidime dhe ndërhyrje nga ana e qeverisë, për ta dobësuar protestën.

Komentet Dhoska i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se Kosova është shumë më përpara se Shqipëria për trajtimin e pedagogëve, për nivelin e pagave të tyre dhe për fondet e kërkimit shkencor.

Ai shtoi gjendja ku ndodhen pedagogët sot është emergjencë kombëtare dhe qeveria duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur sa më parë këtë çështje.

“Ka pasur edhe intimidime te pedagogët edhe studentët. Ne po mblidhemi aty për ta shpëtuar arsimin publik. Ne stopuam për t’u ardhur në ndihmë studentëve. Ne vendosëm të protestojmë pa u prishur punë studentëve.

Greva e urisë është pjesë e demokracisë. Unë kam qenë kundër grevës së urisë. Nuk është se ne jemi në zona të largëta dhe a dëgjohet apo nuk dëgjohet zëri ynë. Disa të tjerë e kanë parë. Ka patur një keqinterpretim të grevës së urisë, pasi u kutpua që çdo njeri që do të vinte në protestë, do të futej në grevë urie. Ne kemi bërë edhe riorganizimet e sindikatave. Kjo na ka dhënë kohë të riformatohemi si sindikatë.

E vetjma negociatë është ajo e 23 shatatorit. Mbase rektorët mund të jenë mbledhur me ministrinë. Por kjo prapë do të sjellë dëm sepse do të fillojnë edhe më shumë protestat. Rektorët kanë shkuar atje me mbështetjen tonë dhe nuk mund të marrin vendime pa dijeninë tonë. Pjesa më e madhe e pedagogëve janë të indinjuar jo vetëm me pagën, por edhe me trajtimin dhe mbështetjen financiare që bën qeveria lidhur me kërkimin shkencon, etj.

Rreth 400 mijë euro jepte qeveria për kërkimin shkencor, sepse për të botuar një artikull shkon nga 1 mijë deri në 4 mijë euro. Janë shumë elementë që ndikojnë në investimet që bën qeveria në këtë fushë.

Është shumë e realizueshme që të rriten pagat me 30 %. Ne jemi emergjencë kombëtare dhe pse nuk kalojnë këto para që kalojnë për infrastrukturën, për trajtimin e pedagogëve. Në politikat e veta Kosova ka si prioritet kombëtar arsimin, kurse qeveria jonë nuk besoj se e ka. Kosova është shumë më përpara si për kërkimin shkencor, trajtimin dhe pagat e pedagogëve”, është shprehur Dhoska.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vedat Muriqi nuk e dinte se çka është kjo ndjenjë

Story i radhës

Kovaçevski pret ambasadorin e ri japonez: Avancimi i bashkëpunimit ekonomik me Japoninë dhe mbështetje e fortë për integrimin evropian të RMV-së

Të fundit nga