Pedagogët: Qeveria nuk u konsultua me ne për mësimin online! Basha: Infrastruktura inegzistente

Një sërë pegadagogësh deklaruar në takimin e tyre me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, se vendimni për zhvillimin e mësimit online në universitet nuk është konsultuar fare nga qeveria me ta.

 “Komiteti Teknik nuk u konsultua fare me universitetet.Pedagogët, vendimmarrja e befasishme nuk u parapri me përgatitjet minimale për mësimdhënien online.Qeveria nuk na dha asnjë ndihmë as financiare as logjistike për zhvillimin e mësimit online.”

Basha tha se pavarësisht kohës së mjaftueshme, qeveria nuk është përgatitur për një situatë të tillë, ku rrezikohet i gjithë procesi mësimor.

 “Sa të përgatitur jeni, sa e përgatitur është infrastruktura për mësimin online. Ne kemi kërkuar të bëheshin përgatitjet. Asgjë nga këto që po ndodh nuk është e papritur. Në mars pandemia na kapi pa përgatitur por tani kemi pasur kohë. Nga informacionet që mora, nuk janë marrë masat dhe njoftimi është bërë brenda një kohe të shkurtër. Infrastruktura, teknologjia për mësimin online inekzistente dhe ku është, është larg standardeve.

Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve të pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online. Mirëpres propozimet tuaja për të përballuar këtë kalim të beftë tek mësimi online”, tha Basha.

Ngjarja paraprake

India regjistron rekord vdekjesh dhe të infektuarish si pasojë e COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Video konferencat në Microsoft Teams do të pranojnë 1,000 pjesëmarrës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian