Peci vjen me një parashikim: Po të mos ishte KFOR-i amerikan në veri, serbët do ta kalonin vijën kufitare

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci thotë se deri te barrikadimi në veri ka ardhur pasi që Qeveria e Kosovës nuk e ka dëgjuar kërkesën e sekretarit amerikan, Antony Blinken për shtyrjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.

Ai në emisionin “Respublika” në tëvë1 deklaroi se këtë e ka shfrytëzuar shteti serb duke krijuar këto barrikada.

“Unë mendoj që te kjo gjendje ka ardhë pikë së pari ne duhet ta dimë se si ka filluar. Serbia e ka ndërmarrë këtë hap në momentin kur e ka pa që Qeveria e Kosovës ka hy në kolezion të fortë me Qeverinë e SHBA. Pra në momentin kur Sektretari Blinken ka kërkuar të shtyhet vendimi për targat edhe ne me një lehtësi të jashtëzakonshme nuk i kemi marrë parasysh këtë këkresë të sekretarit amerikan edhe kur nuk i merr parasysh këto kërkesa atëherë edhe përgjegjësinë e merr vet për çfarëdo rrjedhe”, tha ai.

Sipas tij, në refuzimin e kërkesës nga Amerika ka pasur një llogaritje të keqe nga Qeveria Kurti.

“Unë mendoj që ndoshta ka pasë këtu edhe një llogaritje e keqe e Qeverisë Kurti sepse ndoshta pas shtatorit kur ka thënë KFOR që nuk do të lejojnë barrikada e kanë marrë këtë qëndrim se çfarë do që të bëjmë ne, KFOR-i nuk do t’i lë barrikadat. Mirëpo ndodhi e kundërta edhe e kundërta ndodhi sepse kur merr hapat e tillë dhe nuk e dëgjon garantuesin e sigurisë në Kosovë, që janë SHBA atëherë përgjegjësia e merr vet përgjegjësinë për çfarëdo që vjen”, tha ai.

Tutje, Peci u shpreh se po të mos ishte prezent KFOR-i amerikan të dielën në protestën e organizuar nga serbët afër kufirit në Kosovë, ata do të digjnin pikat kufitare duke përsëritur kështu ngjarjet e vitit 2008.

Madje, ai thotë se Kosovës do t’i duhet kohë që ta riparojë dëmin që i ka shkaktuar sitata aktuale në veri.

“I kemi pasë protestat e djeshme në kufi po të mos kishte qenë KFOR-i amerikan, jam fare i sigurt që ata do të kalonin vijën kufitare dhe do bënin diçka të ngjashme çfarë kanë bërë në 2008… Mirëpo situata e cila është krijuar në veri pas neglizhimit të asaj se çfarë ka propozuar sekretari Blinken unë mendoj që është e dëmshme për Kosovën edhe i ka sjellë një dëm të madh i cili do duhet kohë që të riparohet. Nëse çdo gjë shkon në rregull atëherë tek në prill ne mund të rikthehet ajo çfarë ka qenë para 5 nëntorit vetëm kur të kryhen zgjedhjet dhe të zgjedhen organet e reja komunale”, tha ai.

Story i mëparshëm

Çështja e sigurisë në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani takon komandantin e KFOR-it

Story i radhës

Getinjo: Në bazë të parashikimeve të mia, mbesa ime Hana më ka ngjarë totalisht mua

Të fundit nga

Kundër Guardiolës

Transferimi i Joao Cancelo nga Manchester City te Bayern Munih ishte padyshim një nga lëvizjet më

AlbanianMacedonianEnglish