E Enjte
15 Maj 2025
Ekonomi
Politikë
Nacionale
Komuna
Lifestyle
Sport
Kalendari
Video
Peci: Po bëjmë përpjekje për zhbllokimin e situatës
Prishtinë | 15 Maj 2025 | 11:32 | Nga Ekonomia Online
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka deklaruar se, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, ende nuk është arritur të zhbllokohet Kuvendi. Sipas tij, Vetëvendosje po i përmbush detyrimet e saj duke marrë pjesë në seanca dhe në procesin e votimit.
“Edhe sot, pas përpjekjes, nuk kemi rezultat në votimin për gjendjen. Ne, në vazhdimësi, po bëjmë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate. Jemi duke kryer detyrimet tona, duke marrë pjesë në seanca dhe në procesin e votimit”.
“Është e rëndësishme të potencohet se ende nuk kemi ardhur te propozimi i emrit. Përpjekja jonë është që ta kemi një proces votimi të fshehtë, ashtu siç përcaktohet me Kushtetutë”.
“Vullneti i mirë dhe ndërgjegjja mund të kontribuojnë në procesin e zhbllokimit dhe në konstituimin e Kuvendit për mandatarin e qeverisë,” tha Peci.
Burimi: botasot.info