Pecas: Marrëveshja e ratifikuar ndërkombëtarisht nuk mund të ndryshohet

Athinë, 5 tetor 2020 (MIA) – Kur ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, ajo nuk mund të ndryshohet, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas në konferencën e sotme të rregullt duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e një ministri grek se Greqia, kur t’i jepet mundësia, do të përpiqet t’i ndryshojë pjesët e Marrëveshjes së Prespës në lidhje me kombësinë dhe gjuhën, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Pozicioni zyrtar i Qeverisë është shprehur vazhdimisht se kur një marrëveshje ndërkombëtare ratifikohet, ajo nuk mund të ndryshohet. Sapo të ratifikohet kjo marrëveshje, ajo prodhon rezultate, ndërsa ajo që shohim është se mund të kemi një zbatim të qëndrueshëm të marrëveshjes dhe, siç kemi thënë shumë herë, si në kuadrin e kontakteve dypalëshe, ashtu edhe në kuadër të negociatave të integrimit, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. për t’i mbrojtur interesat tona në procesin e hapjes ose mbylljes së kapitujve të negociatave”, tha Pecas. sr/ls

Ngjarja paraprake

Kosova sonte zhvillon stërvitjen e parë para ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti i Azerbajxhanit: Turqia duhet të marrë pjesë në procesin e zgjidhjes në Karabak

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian