pdk e kundershtoi byrone per konfiskimin e pasurise se pajustifikueshme lvv ka nje thirrje te forte per votuesit e kesaj partie 675dfb286ec0e

PDK e kundërshtoi Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, LVV ka një thirrje të fortë për votuesit e kësaj partie!

December 14, 2024
1 minut lexim

Së fundi, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Abelard Tahiri përmes një konference për media bëri të ditur se PDK-ja ka dorëzuar 16 projektligje në Gjykatën Kushtetuese, që u miratuan në seancën e 5 dhjetorit.

Njëra nga këto projektligje është edhe Byroja për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

E ndaj këtij vendimi të PDK-së, ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Diamal Basha.

Ai përmes një postimi në Facebook parashtroi edhe disa dyshime mbi dërgimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë në Gjykatë Kushtetuese.

Deputeti i LVV-së, kishte edhe një thirrje për votuesit e PDK-së.

“E di që i votoni për arsye të ndryshme, mirëpo i bindur që nuk i votoni me rujt pasurinë që e kanë vjedh, sepse ajo është edhe e juaja!

Prandaj, që doni me pastru PDK-në nga ata që kanë vjedh n’emër tuajin, votone Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, shkroi Basha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të dashur votues të PDK-së,

A i keni pyet nëpër takime apo tubime deputetët tuaj, pse po e dërgojnë Byronë për konfiskimin e pasurisë në Gjykatë Kushtetuese?

Nëse nuk kanë vjedh, atëherë pse po e pengojnë themelimin e Byrosë, ku për të dytën herë radhazi po e dërgojnë në kushtetuese?

E di që i votoni për arsye të ndryshme, mirëpo i bindur që nuk i votoni me rujt pasurinë që e kanë vjedh, sepse ajo është edhe e juaja!

Prandaj, që doni me pastru PDK-në nga ata që kanë vjedh n’emër tuajin, votone Lëvizjen VETËVENDOSJE!

Edhe fiton shteti, edhe pastrohet PDK-ja!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ndalese per qarkullim te automjeteve te renda ne rrugen gostivar kercove permes strazhes 675dece4ea2d1
Story i mëparshëm

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës

ilir meta mesazh nga burgu 12 vjet rilindje mavi dhe mashtrime duhen ndeshkuar masivisht ne 11 maj 675dfbdbb58e3
Story i radhës

Ilir Meta mesazh nga burgu: 12 vjet “Rilindje” mavi dhe mashtrime duhen ndëshkuar masivisht në 11 Maj

Të fundit nga

Ai do të japë dëshmi?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dha një mbrojtje të pasionuar për veten dhe sulmoi kundërshtarët e tij të martën, por të hënën e ardhshme ai do të dalë në gjykatë. Ai do
ShkoLartë