Partia Demokratike e Diasporës (PDD) pas themelimit të degëve dhe shtrirjes së saj në të gjitha shtetet evropianë ku jeton dhe vepron mërgata jonë, ka vazhduar aktivitetin politik dhe partiak edhe në Kosovë.
Kjo parti sot ka themeluar edhe degën e saj në qytetin e Obiliqit me ç’rast ka zgjedhur edhe strukturat organizative deri në mbajtjen e kuvendit të degës. Për koordinatore të PDD-së në Obiliq është zgjedhur Filloreta Islami dhe këshilli prej 16 anëtarësh
Sipas Departamentit për Informim dhe Marrëdhënie me publikun të PDD-së, thuhet se kjo parti do të vazhdoj me shtrirjen e saj në të gjithë Kosovën dhe se shpejti pritet që të ngritën struktura partiake edhe në komunat e tjera të Kosovës.
