PD: Rezervat e naftës e gazit, gënjeshtra e radhës e Ramës

Demokratët akuzojnë kryeministrin Rama se ashtu si tre vjet më parë gënjeu sërisht shqiptarët për rezervat e mëdha të naftës e gazit të zbuluara nga kompania Shell në Shpirag.

Sipas selisë blu kjo është një ngjarje e sajuar prej tij nga frika e protestës së 7 Korrikut dhe për të mbuluar skandalin e qeverisë për aferën e inceneratorëve.

Partia Demokratike duke e cilësuar kryeministrin vrasës serial të së vërtetës dhe mashtrues klasik thotë se i vetmi  zbulim në naftë është litri me 2.1 euro, që rrënon qytetarët dhe pasuron qeveritarët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

6 tipet e njerëzve me të cilët s’mund të ndërtosh një marrëdhënie të lumtur

Story i radhës

322 milionë kushton arsimi për 4 vjet në Kosovë

Të fundit nga