PD nxjerr të dhënat e TIMS: Ahmetaj dhe Gjiknuri udhëtuan disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve

Ndërkohë që në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët e mohuan, Partia Demokratike deklaron se Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri kanë udhëtuar disa herë jashtë vendit me pronarët e inceneratorëve.

Në një deklaratë nga selia blu, deputetja demokrate Oriola Pampuri ka publikuar historinë e udhëtimeve të tyre nga të dhënat e sistemit TIMS.

Deklarata e plotë:

Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit për të kuptuar se ata njiheshin, udhëtonin bashkë me letra që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre. Gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar.

Po të hedhim një sy të historikut i udhëtimeve TË ISH-MINISTRAVE AHMETAJ DHE GJIKNURI rezulton se;

📍 Nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

📍 Nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjinkuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto .

📍 Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve. Ndërsa, miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvendëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të PS-së, vazhdojnë vjedhjet të pashqetësuar.

430 milionë euro janë vjedhur shqiptarëve me dijeni te plotë të Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Ëngjëll Agaçit, Erjon Veliaj, Lefter Koka.

Natyrisht asgjë nuk do të ishte e mundur pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Shqiptarët e kanë parë se si janë vjedhur paratë e shqiptarëve.

Ne inkurajojmë SPAK të ndalojë vazhdimin e vjedhjes dhe të çojë para drejtësisë çdo përgjegjës për këtë vjedhje të shekullit.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

g.v/

Story i mëparshëm

Largohet mbishkrimi shqip në Ministrinë e Bujqësisë (FOTO)

Story i radhës

LSDM: Paga mesatare arrin në 30 mijë denarë

Të fundit nga