PD i përgjigjet Berishës: Sulmon demokratët dhe bën aleancë me Qifen, Dakon e Doshin

Partia Demokratike i është përgjigjur ish-kryetarit të saj, Sali Berisha, pas sulmeve të këtij të fundit. Berisha ishte sot në Rrogozhinë për të prezantuar kandidatin e tij, ndërsa sulmoi atë të PD-së, Ferdinand Saraçin, duke e cilësuar si kopje të Lulzim Bashës.

Përmes një deklarate, selia blu thekson se “Berisha sulmon demokratët dhe bën aleancë me Qifen, Dakon e Doshin”.  Sipas PD, nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën.

Reagimi i plotë:

Dite e re, mashtrim i ri.

Gënjeshtrat ordinere të non grates, vazhdojnë. Por demokratët e kanë kuptuar se ti ke hallin tënd dhe të familjes tënde. Demokratët e dinë, se ti si burracak, kërkon të fshihesh dhe ti përdorësh ata përballë non grates tënde me partinë e re që bëre me Ilir Metën.

Demokratët e shohin se si po i poshtëron çdo ditë, duke bërë aleanca me kundershtarët më të mëdhenj të tyre. Pse nuk e përmend Qifen, po ke vënë njerëzit e tij në krye, në Rrogozhinë e Vorë? Pse nuk thua asnjë fjalë për lidhjet e Dakos me krimin, por i ke çuar njerëz të negociojnë me të? Pse nuk thua një fjalë për Tom Doshin, apo ngaqë njerëzit e tij drejtojnë “shtëpinë e Ilirit” në Shkodër? Njësoj siç bëre në Parlament ku mbushe dynjanë se do votoje kundër, dhe pastaj ike si frikacak, ashtu sillesh dhe sot duke amnistuar kriminelët që kanë punuar kundër demokratëve.

Partia e re e non gratave të shpallura e të pa shpallura, nuk do ta mbajnë peng Shqipërinë.

Nëse voton Berishën dhe Metën, mban Ramën.

g.v/

Story i mëparshëm

​Qytetarët shprehin interesim për vaksinim në sheshin e Prishtinë

Story i radhës

“Fati i lojërave”, arrestohet i riu në Vlorë, procedohen dy të tjerë

Të fundit nga