‘PD do të investohet për shkollat shqipe’, Berisha: Trajtimi në ambasada për faqe të zezë

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha po zhvillon ‘foltoren’ e radhës me shqiptarët e Greqisë.

Pyetjes së një qytetari të pranishëm në takim për sjelljen në ambasadën e shqiptarëve në Athinë, Berisha tha se “trajtimi juaj në zyrat e ambasadës në Athinë është një turp e faqe e zezë e këtij regjimi e cila do të marrë fund njëherë e mirë”.

Për shkollat shqiptare në Greqi, Berisha tha se “autoritet greke janë treguar të gatëshme që të pranojnë standartin europian për këtë çeshtje.

Unë kam besim përsëri se qeveritë greke nuk do të kundërshtojnë çeljen e shkollave për mësmin e gjuhës shqipe dhe historisë, lendë bazë në përputhje me detyrimet që ka çdo vend i BE për emigracionin dhe pakicat.

Do të mbetet një detyrim i yni dhe jam optimist se do ta realizojmë.

Krahas kësaj hapja e qendrave kulturore dhe zhvillimi i programeve on-line do të ketë një drejtim tjetër për shkollimin fëmijëve të emigrantëve tanë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fenerbahçe synon ta rikthejë Muriqin

Story i radhës

Ministrja e Punës: Përveç 1 mijë denarëve për ushqime ju japim edhe 1 mijë denarë për rrymën!

Të fundit nga