PD: Banesat individuale, premtim i pambajtur i Ramës dhe Veliajt

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast që sipas është një premtim i pambajtur nga qeveria. Në një deklaratë për mediat ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent  Strazimi u shpreh se “një vit pas tërmetit ata  që kanë humbur shtëpitë vijojnë të jetojnë në çadra, mes rrënojave apo në qira që nuk arrijnë t’i paguajnë dot”.

Sipas tij dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022.

“Për të kuptuar se sa kanë zvarritur situatën, mjafton të përmendim se 6 muaj pas tërmetit Bashkia e Tiranës nuk kishte akoma vlerësimin e saktë të banesave individuale të banesave që do të duhej të ndërtoheshin. Në këto shtëpi Erion Veliaj ka qenë, xhiroi momentin e tij të minutazhit dhe nuk u duk më”, shtoi ai.

Më tej Strazimiri tha se PD do vijojë me denoncimet  për të treguar se si Rama dhe veliaj po trajtojnë qytetarët

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo ditë transparencë sepse refuzojmë faktin se pushteti i korruptuar i Edi Rames dhe Erion Veliaj të trajtojë njerëzit si kavie elektorale. Shumë shpejt perdja do të bjerë dhe hajdutët e fatkeqësisë do të përgjigjen përpara ligjit”, përfundoi ai.

Edhe më parë PD ka akuzuar qeverinë se po abuzon me fondet e rindërtimit dhe ka treguar shumë qytetarë që jetojnë ende në çadra.

Ngjarja paraprake

Më shumë se 300 protestues të arrestuar në Bjellorusi

Ngjarja e ardhëshme

Kina sanksionon 4 amerikanë për ndërhyrje në Hong Kong

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian