PD akuza kandidatit të Berishës në Dibër: Është i zgjedhur i Ulsi Manjës

schedule16:30 – 18 Shkurt, 2022

Partia Demokratike ka hedhur akuza ndaj kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Dibër, duke thënë se është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjës dhe po punon për të.

PD shkon më tej me akuzat, duke theksuar se gruaja e Premtim Kryemadhit nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blerë votat në Dibër.

Reagimi i PD:

“Non grata  vazhdon sulmet  kundër demokratëve. Ai dhe Meta po i poshtërojnë dibranët

Non Grata vazhdon sulmet kundër demokrateve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Diber përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blere votat ne Diber.

Non-grata dhe Meta po i poshterojne dibranet me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.

Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk d të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajne Ramën.”  

Story i mëparshëm

Artileria e rëndë në veprim, a po e gjen Putini shkakun për të sulmuar Ukrainën?

Story i radhës

Çka po ndodh në Ukrainë? Sekretari amerikan nga Mynihu zbulon skenarin e Rusisë

Të fundit nga