PayPal refuzon ekzistencën e një marrëveshjeje për të blerë Pinterest

Gjiganti i pagesave online PayPal tha se nuk është i interesuar të blejë Pinterest aktualisht duke mohuar çdo spekulim për një marrëveshje që do ti kushtonte kompanisë 45 miliardë dollarë.

Bloomberg raportoi javën e kaluar se PayPal ishte interesuar për të blerë rrjetin social Pinterest si një mundësi për tu zgjeruar në industrinë e-commerce nisur me trendet e fundit që po ndiqte platforma si një destinacion shitblerjeje online.

Megjithatë lajmërimi i PayPal as nuk mohon e as nuk aprovon faktin se kompanitë mund të kenë qenë në bisedime e as se marrëveshja mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Pinterest nuk ka reaguar në lidhje me raportimet. Marrëveshja u duk e çuditshme në pamje të parë sepse biznesi i PayPal është i orientuar drejt bankingut. /PCWorld Albanian

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Pse Dieta Mesdhetare Nuk Është Më Ajo Që Ishte Më Parë?

Ngjarja e ardhëshme

Kryeparlamentari Xhaferi zyrtarisht e pranoi Raportin e progresit nga Komisioni Evropian

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian