Pavarësisht bllokimit ndaj COVID-19, izraelitët në protestë kundër kryeministrit Netanyahu

Mijëra izraelitë në pjesë të ndryshme të vendit protestuan kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu, pavarësisht bllokimit të vendosur nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, protesta kundër kryeministrit u mbajtën edhe në sheshin Habima të Tel Avivit, ku policia shpërndau protestuesit me pretendimin se ata po shkelnin kufizimet në tubime.

Protestuesit në Tel Aviv brohorisnin parulla duke i bërë thirrje Netanyahu-t dhe qeverisë së tij të dorëhiqen.

Kryeministri izraelit tashmë po përballet me akuza korrupsioni në raste që përfshijnë ryshfet dhe mashtrim.

Netanyahu, i cili ka mohuar çdo keqbërje, në muajin prill të këtij viti formoi një qeveri të unitetit kombëtar me udhëheqësin e partisë Kaltër dhe Bardhë, Benny Gantz.



. .

Ngjarja paraprake

Harta e Evropës zbulon se kush po lufton më mirë koronën, Kosova në të kuqen

Ngjarja e ardhëshme

Ndeshja Maqedonia e Veriut- Kosovë, MPB po ndërmerr masa për mbajtjen pa pengesa të ndeshjes

të fundit nga