Paunovski: Një grup hotelierësh i kanë shkelur masat për mbrojtje nga Kovid-19

Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Një grup i caktuar i hotelierëve me shumicë i kanë tejkaluar masat e mbrojtjes kundër Kovid-19, deklaroi për MIA-n drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski. Për këto arsye, inspektorët e Inspektoratit të Tregut, si në të kaluarën dhe në ditët në vijim, do të bëjnë kontrolle në të gjithë vendin.

“Ndonjëherë nuk varet nga vetë pronarët, por nga ndërgjegjja e mysafirëve. Mentaliteti ballkanas është i tillë, ata ngrihen, kërcejnë. Tani ndodhen 12 grupe inspektorësh në terren. Pra, kontrollet do të kryhen edhe gjatë ditës. Më parë kemi ngritur padi penale kundër disa objekteve hotelierike në Strugë dhe Shkup. Tejkalimi i orëve të punës dhe mosrespektimi i protokolleve për Kovid-19 janë një nga arsyet për shqiptimin e këtyre padive”, tha Paunovski për MIA-n.

Raporti i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë që u publikua dje për  24 orët e fundit tregoi se ka 225 pacientë të rinj në vend të infektuar me Kovid-19. Për shkak të këtij numri, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje pati  takim të jashtëzakonshëm me anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive, në të cilin u konkludua se pas një analize të saktë të situatës epidemiologjike do të dihet nëse dhe çfarë masash do të merren. sn/

Ngjarja paraprake

Tre persona humbin betejën me COVID-19, ja sa qytetarë u testuan pozitivë në Shqipëri

Ngjarja e ardhëshme

Janë arrestuar dy persona, nga Kondova dhe nga Sllatina për vuajtjen e dënimeve me burg nga pesë dhe gjashtë vjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian