Patriotizmi jopatriotik i korruptuar dhe ai egoist e frikacak

Po t’i shohësh dhe t’i dëgjosh politikanët shqiptarë në fjalë e deklarata të marrin në qafë me to për partriotizëm , atdhetarizëm  dhe në garë për t’u dukur si patriotë e atdhetarë; por po t’ua shohësh se cfarë sillen dhe si veprojnë në fakt janë njerëz që asgjë dhe asnjë lidhje nuk kanë me patriotizmin dhe nacionalizmin përvecse të kundërtën po: manipulimin dhe spekulimin me patriotizmin dhe antipatrioptizmin e tyre të  maskuar me patriotizmin fallco.

Por ka edhe një lloj tjetër patriotizmni , që janë  patriotët  “frikacakë” dhe egoistë  që  vetëm sa kritikojnë të tjerët dhe që vetëm atyre u duket vetja patriotë, por që të tillët nuk bëjnë  dhe as nuk kontribuojnë aspak  dhe asgjë për shtetin dhe as per atdheun , por vetëm sa filozofojnë, zhurmojnë e  llafollogjizojnë me qëlim që të  duken si patriotë face-book-u nëpër portale dhe kafeneve.

Nuk mund të jesh dhe as nuk mundesh të mashtrosh me patriotizmin fals , kur bën krimin , korrupsionin, vjedhjen dhe tradhëtinë; nuk mund të jesh patriot kur gënjen dhe premton vetëm për të mashtruar; nuk mund të jesh patriot kur kontrabandon dhe për intersa personale shfrytëzon dhe spekulon me interesat kombëtare;  dhe nuk mund të jesh patriot  kur vjedh dhe manipulon me votën e popullit, pra kur vjedh e grabit demokracinë dhe pushtetin.

Kjo është përsa u përket politikanëve, por nuk mund të thuhet se një komb është patriot sa duhet kur ai komb lejon , duron dhe i mban në pushtet e qeverisje jopatriotët, pra:  tradhtarët, hajdutët, mashtruesit kombëtarë dhe keqbërësit publik.

Në dy shtetet shqiptare  demokracia politike nuk ka demokracitet dhe patriotizmi politik është jopatriotik. Politika dhe politikanët shqiptarë dhe sidomos pushteti  kanë shfrytëzuar, spekuluar dhe i kanë keqpërdorur si demokracinë ashtu edhe patriotizmin.

Patriotizmi dhe demokracia gjënden në popull, por  mjerisht popullit  ia kanë rrëmbyer dhe i ka privatizuar ato politika.

Si demokracia ashtu edhe patriotizmi janë dy deficite të mëdha, madje më të mëdhatë që ka sot në Shqipëri. Politika shqiptare si demokracinë ashtu edhe patriotizmin i kanë  fallco dhe sa për dukje e  maska mashtrimi.

Në atë vënd ku ka deficit e mungesë patriotizmi dhe demokracie aty nuk ka as drejtësi,as mirëqënie, dhe as lumturi, sepse pa patriotizëm dhe pa demokraci sot në kohët moderne si shteti ashtu edhe shoqëria keqfunksionojnë, dhe keqfunksionimi demokratik dhe demokracia e  korruptuar cojnë  në dështim dhe falimentim të shtetit dhe të shoqërisë.

Ngjarja paraprake

​Gjiganti evropian provon blerjen e Eriksenit

Ngjarja e ardhëshme

Carovska: Nuk ka bojkot të tërësishëm të mësimit në asnjë shkollë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian