Patentat, “ryshfeti” i zbuluar nga Alsat denoncohet në Prokurori

Njëra nga kandidatet që pretendon se iu është bërë padrejtësi gjatë marrjes së lejes, rastin e denoncoi në Prokurorinë Publike në Shkup. Nebie Zaimi tha se presioni i shtuar pas deklaratës në Alsat e bëri që çështjen e ryshfetit për marrjen e patentë shoferit ta formalizojë tek organi i hetuesisë shtetërore. Ajo tha se është viktimë e grupit të organizuar të korrupsionit, që sipas saj, drejtor i Qendrës së Komisionit të Shkupit ka në pronësi një auto shkollë, përmes së cilës krijohet skema e ryshfetit. Juristja Nebie thotë se do bëhet avokate e vetes dhe gjithë atyre që kanë rënë pre e “inkasimit” të 200-300 eurove për kalimin e testit të vozitjes në qytet.

Unë kaloj nëpër gjithë këtë tmerr vetëm për faktin se gjatë përzgjedhjes së auto shkollës nuk kam shkuar në ‘Selika’ ku marrja e lejeve merret me marrëveshje paraprake. Ajo bëhet me pronaren e auto shkollës ‘Selika’ që është bashkëshortja e kryetarit aktual të Qendrës për Komisione dhe në bisedë direkte me atë ajo më thotë se kandidatet tanë që vijnë tek ne e kalojnë provimin me të 2-3 herë që paraqiten në qytet, ndërsa kandidatët tjerë duhet të kalojnë disa herë, madje të përsëritin edhe provimin me qëllim që të mbushet edhe buxheti i kësaj qendre, e cila është private’ tha Nebie Zaimi, Kandidate

Nga Qendra e provimeve automobilistike në Shkup sërish nuk pranojnë të prononcohen para kamerës. Hedhin poshtë të gjitha pretendimet e kandidatëve dhe instruktorëve, të cilët janë deklaruar në Alsat. Me shkrim mohuan që kompania tyre bën korrupsion dhe kjo iniciativë ndaj tyre po bëhet me qëllim të konkurrencës. Drejtori Zllatko Angellkovski thotë se drejtësinë e tij do ta dëshmoj përmes gjykatës.

Qendra e provimeve automobilistike

“Qendra e provimeve automobilistike kërkon që menjëherë të gjurmohen të gjitha këto informacione, të cilat janë plasuar pa verifikim të fakteve, me paraqitje dhe kërkesë në Prokurorinë Publike dhe Ministrinë e Brendshme. Prej ku, pikërisht këta persona, të cilët gazetari Juaj i ka intervistuar, të mund të japin dëshmitë e tyre dhe njohuritë për këtë çështje.”

Reagime të shumta në redaksinë tonë vijnë pareshtur që nga paraqitja e skandalit për ryshfet të lartë të kompetentëve ndaj kandidatëve për leje. Shumë prej tyre, pa pasur kurajën ta thonë publikisht, pohojnë se skema të tilla korrupsioni ka edhe në qytetet tjera të vendit ndërmjet auto shkollave dhe Qendrave private të provimeve automobilistike. Madje në disa qytete tarifat për kategori të ndryshme lejesh janë shumë më të larta, mbi 400-500 euro fenomen i cili është një sekret publik, por asnjëherë i pazgjidhur. Dëmi që u shkaktohet qytetarëve, rëndon buxhetin a tyre familjar sa një pagë mesatare në vend.  (Alsat)

Ngjarja paraprake

Ish-trajneri atletik i Juventusit dhe i Chelseas, lektor në kursin e FSHF-së

Ngjarja e ardhëshme

Jepet tenderi për ndërtimin e Tregut të Ulpianës/ Si duket ai sot, dhe si do të ndërtohet i riu

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian