Pastroni fytyrën çdo ditë me uthull molle: Rezultate fenomenale!

Shumica e dinë që uthulla e mollës ka efekt pozitiv në flokë, aplikimi i saj është armë e besueshme në luftë kundër artritit dhe dhembjeve të nyjave, mirëpo më pak e njohur që është aleat i shkëlqyeshëm në kurimin fytyrës!

Nëse ju mundojnë problemet me lëkurën, si p.sh. sukrepi, inflamacioni, aknet dhe poret e zgjeruara, uthulla e mollës është zgjidhje ideale.

Uthulla e mollës mund ta përmirësojë vlerën e pH-së së lëkurës tuaj, duke parandaluar paraqitjen e puçrrave dhe mbylljen e poreve, duke bërë që lëkura juaj as të mos thahet, e as të ketë tepër yndyrë.

Uthulla e mollës do ta përmirësojë ngjyrën dhe gjendjen e lëkurës. Mund ta nxisë qarkullimin e gjakut në kapilarët e vegjël, që janë përgjegjës për rrjedhën e materieve ushqyese në lëkurë. Do të mënjanojë bakteret e dëmshme dhe qelizat e vdekura të lëkurës.

Përmbajtja e sulfurit do ta reduktojë dukshmërinë e rrudhave dhe njollave të plakjes. Gjithashtu do të ndihmojë në mënjanimin e shtresave dhjamore në sipërfaqe të lëkurës dhe ta reduktojë dukshëm qërimin e saj.

Si ta përdorni: si toner natyror. Përzieni një të tretën e uthullës së mollës me dy të tretat ujë dhe tundeni mirë.

Vendoseni në fytyrën e pastër me një copë pambuku, e pasi që të thahet lëkura vendoseni kremin e rëndomtë hidratues. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bitcoin and Ethereum Try to Recover, SOL Gains Strength

Story i radhës

Ngjyrat kundërshtuese në rregullimin e enterierit

Të fundit nga