Pastrohet nga inertet aksi Bajram Curri-Valbonë, rikthehet normaliteti në qarkullim

Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi sot se qarkullimi në aksin Bajram Curri-Valbonë i është kthyer normalitetit pas pastrimit të inerteve që ranë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

“Në aksin Bajram Curri-Valbonë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut pati rënie të inerteve nga skarpata e malit, të cilat kanë vështirësuar kalimin. Kompania e mirëmbajtjes mori menjëherë masat duke ndërhyrë me mjete e punëtorë”, shprehet Autoriteti Rrugor.

Po ashtu, Autoriteti Rrugor theksoi se “qarkullimi i mjeteve tashmë u kthye në normalitet ndërkohë vazhdon puna për pastrimin e plotë të rrugës”.

Ngjarja paraprake

Komisioni për Sëmundje Infektive propozon hapjen e kufijve me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë pa PCR test

Ngjarja e ardhëshme

Inter përgatit marrëveshje të re për Lautaro Martinez

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian