pastrohet deponia ilegale e mbeturinave qe digjej vazhdimisht ne prishtine 66c1a8b6e6aaa

Pastrohet deponia ilegale e mbeturinave që digjej vazhdimisht në Prishtinë

August 18, 2024
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka pastruar një deponi ilegale të mbeturinave e cila përveç tjerash digjej shumë shpesh dhe shkaktonte ndotje të madhe.

Drejtori i Inspeksionit të Kryeqytetit, Florian Dushi, e cilësoi këtë hap si shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit.

“Në përputhje me përkushtimin tonë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët, Inspektorati i Kryeqytetit ka ndërhyrë dhe pastruar një deponi ilegale të mbeturinave, e cila përveç tjerash, digjej shumë shpesh, duke dëmtuar ambientin.

Kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës në kryeqytet dhe mbrojtjes së mjedisit, duke siguruar një hapësirë më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë banorët.

Falë këtij veprimi, ne kontribuojmë në krijimin e një Prishtine më të gjelbër dhe më të pastër për të ardhmen”, ka thënë Dushi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

pagesa nga 50 ne 2000 euro pse te gjithe ne shqiperi duan te behen influencues 66c1a74f108c0
Story i mëparshëm

Pagesa nga 50 në 2000 euro, pse të gjithë në Shqipëri duan të bëhen influencues

kater te vdekur ne nje aksident ne gjermani 66c1ae58d1a10
Story i radhës

Katër të vdekur në një aksident në Gjermani

Të fundit nga

ShkoLartë