Pastrimi i parave, Jorida Tabaku: Asnjë vend evropian nuk është më keq se Shqipëria

Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap për të dalë nga lista gri e  vendeve, të  cilat janë nën monitorim për pastrim të  parave.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku  duke iu referuar të dhënave të indeksit  të Bazelit që evidenton rritjen e rrezikut te pastrimit te parave  ngre alarmin se paratë e pista po dominojnë  ekonominë e vendit.

“Fatkeqësisht Shqipëria ka rënë me 28 vende dhe ka shkuar në vendin e 72, asnjë vend evropian nuk është në këtë listë asnjë vend i rajonit nuk është në këtë listë. Kjo renditje lidhet  me pastrimin e parave së pari dhe faktin që tre sektorë, ndërtimi, lojërat e fatit, por edhe turizmi me bekimin e qeverisë, me mbështetjen e qeverisë janë kthyer në sektore që pastrojnë para dhe se dyti lidhet me faktin se për një renditje  të tillë ka ndikuar edhe korrupsioni i gjithëpërhapur  për të luftuar pastrimin e parave”, tha Tabaku.

Demokratët rendisin  disa faktor që kanë çuar në përkeqësim  e situatës.

“Kjo ka ardhur si rezultat i vullnetit politik të Ramës por edhe faktit që ai ka mbështetur një ekonomi informale, ka mbështetur ekonominë e krimit, ka mbështetur pastrimin e parave duke i vendosur në një pozitë shumë të vështirë bizneset vendase,  duke vendosur në një pozitë shumë të vështirë  të gjithë shtresën e mesme që duan te bëjnë një jetesë , normale këtu në Shqipëri”, tha ajo.

Për nënkryetaren demokrate ky vullnet i Qeverisë vendos në rrezik jo vetëm proceset integruese te vendit,  por edhe  ecurinë e ekonomisë shqiptare për një periudhe afatgjatë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Vizita e Merkelit në Ballkan: Një rajon me shumë kantierë ndërtimi

Ngjarja e ardhëshme

Putin thotë se shpreson që ‘Sputnik V’ ta mbrojë pas infektimit me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian