Pasojat e planeve urbanistike pa kritere të duhura

Qyteti është projekt shumë kompleks dhe multitifunksional, i cili nuk përfundon kurrë, por gjithnjë kërkon mbikëqyrje të mirë dhe veprime shumë profesionale e konkrete.

Mjerisht, në shumë lagje te reja të qytetit tonë-Prishtinës ka ndodhë dhe po ndodhë një urbanizëm jo human, përkundrejt përsëritjes së vazhdueshme se po projektojmë e ndërtojmë ”ME NORMA E STANDARDE EVROPIANE”?

Ky nuk është realiteti ynë në shumë pjesë të qytetit tonë. Për këtë kam shumë dëshmi e argumente të pakontestueshme.

Sot, po ndalem në një lagje dhe në një pjesë qendrore të Prishtinës, e cila sipas bindjes time profesionale është tepër e rëndësishme

Është fjala për: “LAGJEN E MUHAXHERËVE” dhe për BLLOKUN “B” në lagjen “LAKRISHTE”.

Lagjja e Muhaxherëve nuk dallon shumë nga lagjet tjera në Prishtinë. Edhe këtu në mes të objekteve për banim individual po ndërtohen objekte shumë të larta për banim kolektiv, natyrisht sipas PLANIT RREGULLUES të hartuar me TENDER (po supozoj) më të lirë.

Rrugët, trotuaret, infrastruktura gjer tani (me sa jam i informuar) nuk kanë ndryshuar konform nevojave të reja, edhe pse tani atje janë ndërtuar shumë objekte të larta banimi. Absurd shumë i madh? Infrastruktura e vjetër, objektet e reja?!

Në janar të vitit 2010 (pra, para12 viteve) Komuna e Prishtinës e formoj një Komision për dhënien e OPINIONIT PROFESIONAL për këtë plan. Edhe unë isha anëtar i këtij komisioni.

Mendoj se punën tonë e kryem me shumë profesionalizëm e përgjegjësi.

Në bazë të gjetjeve në plan e hartuam raportin tonë, duke dhënë ndër të tjera edhe këtë konkludim:

“Komisioni profesional rekomandon që ky plan ti nënshtrohet korrigjimeve rrënjësore të konceptit të tij në tërësi, ose të shqyrtohet mundësia e shpalljes së konkursit për hartimin e planit të ri për këtë lagje.” Mjerisht edhe këtu nuk u përfillë mendimi dhe argumentet e profesionistëve. Ndoshta për interesa të ndryshëm[SE1] [SE2] [SE3] [SE4] -nuk e di pse ?

Shtrohet pyetja: Ku ka mbetur dhe sa ka me mbetur hapësirë e lirë dhe e nevojshme për qytetar, fëmijë, gjelbërim ,rrugë, parkingje? etj. etj…

Pra, unë e vlerësoj dështim të atyre që marrin vendime pa analiza të duhura, duke lerë kështu pasoja të rënda e të pariparueshme, si për sot ashtu edhe për nesër në të ardhmen.

BLLOKU” B” në lagjen “ LAKRISHTE” është hapësirë mjaftë e rëndësishme në qytet. Këtu dominojnë ndërtesat e larta për banim dhe afarizëm.

Për këtë bllok isha kryetar I Komisionit profesional ,të emëruar nga KOMUNA e PRISHTINËS, po ashtu ne vitin 2010.

Edhe këtu si të lagja e ”Muhaxherëve”, komisioni propozoi (para 12 viteve) që të ndërmerren disa hapa urgjent në ndryshimin e këtij PLANI RREGULLUES. (i hartuar- natyrisht me tender), Ky bllok sapo kishte filluar të realizohet dhe ishte hapur vetëm “gropa” ndërtimore për objektin me 41-kate.

Nuk e di se sa na duhen objekte me kët lartësi tani neve ne Kosove? Por koha më së miri do ta dëshmojë këtë.. .

Konkluzionet tona ishin shum të çarta dhe të bazuara në argumente profesionale- pra na propozuam:

Të korrigjohet koeficienti i ndërtimit që është një ndër pasojat që ka derivuar objekte shumë të larta, pasi ky raport në hapësirë është në shpërputhje me sipërfaqen e bllokut e në dëm të funksioneve vitale në bllok, siç janë: banimi , hapësirat publike, gjelbërimi ,insolimi (diellëzimi) I objekteve, rrugët në bllok, infrastruktura e nevojshme teknike etj. etj…

Sot, pas 12 viteve po shihet qartë se çka ka ndodhë në hapësirë –bllok.

Të gjitha këto, janë elemente shumë të rëndësishme për jetë dhe punë – pra në esencë e bëjnë këtë bllok – jo human.

Këtë raport, komisioni e ka dorëzuar në KOMUNË, në nëntor të vitit 2010.

Në fund të raportit kemi kërkuar që të SHPALLET KONKURS për zgjidhje urbanistiko-arkitektonike, duke u bazuar ne pozitën mjaft represantative të këtij blloku ne kuadër të qytetit.

po shihet, ka pasur mjaftë kohë për ndërhyrje ose projekt te ri.

Mos vullneti politik dhe interesat e ndryshme, sot më së miri shihen ne hapësirën konkrete të bllokut.

Rezultati po shihet, por ai do të ndihet kur qytetarët fillojnë me jetuar e punuar në këtë “bllok bashkëkohor” të qytetit tonë.

Profesionistët janë munduar me dhënë kontributin e tyre edhe për këtë bllok, por pa sukses. Pse?

Nuk do t’i komentoj arsyet e shumta. Shpresoj se lexuesit mund t’i nxjerrin konkludimet vet, duke e parë gjendjen faktike në terren(bllok),pra edhe sot pa u përfunduar e funksionalizuar ai në tërësi.

Në fund, me duhet të them dhe konstatoj se: LIGJI I PROKURIMIT dhe aplikimi i tij ku kriter e ka, ndër te tjera, OFERTEN ME TE LIRË, mendoj se urgjentisht duhet rishikuar ose ndryshuar.

Ky ligj ka ndikuar dhe po ndikon negativisht në urbanizëm dhe arkitekturë, ku zakonisht fiton “TENDERI ME I LIRË” për realizim, e jo ai që ka vlera profesionale. Kjo praktikë, me shumë pasoja është më së e nevojshme të merr fund sa më parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sullivan bisedon me homologun rus

Story i radhës

Zuckerberg thotë se NFT po vinë në Instagram

Të fundit nga