Pasi u zunë, vlonjati i shkon fqinjit në shtëpi dhe e kërcënon me armë

Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi i shkoi në banesë personit me të cilin u konfliktua duke e kërcënuar me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund. Fatmirësisht nuk ka pasur të shtëna, raporton gazetari i “ABC”-së në Vlorë Elton Nikaj.

Shkak i ngjarjes dyshohet një konflikt i çastit mes tyre. Policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar armën.

Ngjarja paraprake

Si e transformoi pandemia krimin global?

Ngjarja e ardhëshme

Vdiq ylli i hitit “You will never walk alone”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian