Pasi i bënë rrafsh me tokë drunjët, Komuna e Tetovës ndërpret punimet

April 20, 2022
1 minut lexim

Komuna e Tetovës nëpërmjet një njoftimi informon se do të ndërpriten punimet e filluara në rrugën “Strasho Pinxhur”, për shkak të siç thonë, reagimeve dhe mosmarrëveshjeve të krijuara nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”, shkruan politiko.mk

Nga Komuna e Tetovës thonë se kjo rrugë do të bëhet konform të gjitha standardeve, duke përfshirë edhe kanalizimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik.

“Komuna do të pres sqarim nga këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”, ne lidhje me reagimet e tyre dhe cili është propozimi për të vazhduar me punë. Tashmë dihet se kjo rrugë pothuajse më shumë se një vit është e pakalueshme dhe humbjet më të mëdha i kanë ndjerë bizneset që operojnë në këtë pjesë të qytetit dhe banorët që qarkullojnë në këtë aks rrugor”.

“Të gjithe e kuptojmë rëndësinë e ambientit dhe për këtë shkak Ne pohuam se do të mbjellen pemë të reja. Kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga qytetarët për ndërprerjen e punimeve, por u garantojmë se pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve punimet do të fillojnë ashtu siç janë planifikuar”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Ndryshe, dje me vendim të komunës janë prerë drunjtë e vjetër në rrugën “Strasho Pinxhur”, gjë që shkaktoi reagim te qytetarët dhe këshilltarët e iniciativës “Më mirë për Tetovën”.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Frika se Izyum do të bëhet Bucha e ardhshme, me mijëra të bllokuar

Story i radhës

Sa qesharake: Këshilli i nxënësve marshon me moto: “S’po shkohet n’shkollë”!

Të fundit nga

Bekim Sali: E ardhmja jonë është NATO dhe BE!

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali në rrjetin social facebook ka shkruar se fjalimet në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në kuadër të përvjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, nga Sekretari

​Ngjarjet e datës 27 maj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit së Shtetit, ora 09:30) Teach For Kosova dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në kuadër të projektit
ShkoLartë