Pasardhësi i Haaland lumturon tifozët

Sebastian Haller po e fiton betejën me sëmundjen e keqe dhe së shpejti do të rikthehet në stërvitje me shpresën për të debutuar më në fund me Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë gjermanë paguan 31 milionë euro në korrik në arkat e Ajaxit, duke zgjedhur 28-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë si pasardhësin e Erling Haaland.

Sulmuesi shtatlartë vinte nga një sezon fantastik me 34 gola, por pak ditë pas firmës me Dortmundin iu nënshtruar një operacioni në testikuj. Më pas radha e kimioterapive, një tjetër ndërhyrje në nëntor, por asnjëherë i dorëzuar.

Bild raportin se Haller do të rikthehet në stërvitje në muajin janar. Në fillim puna në palestër, më pasi bashkimi me shokët e rinj të skuadrës. Një lajm i mirë për tifozët unikë të Dortmundit, por edhe gjithë tifozët e futbollit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ajri i ndotur në Prishtinë

Story i radhës

Shqipëria “refuzoi” kreditë për rrugë! Nuk u aplikua në BE për grante, por u dhanë koncesione me çmime të larta

Të fundit nga