Pasaportat më të fuqishme në botë për 2021: Ku renditet Kosova

Japonia
dhe Singapori janë dy shtetet me pasaportat më të fuqishme në botë për vitin
2021. Sipas sistemit të rangimit botëror, shteti i parë ka 191 pikë ndërsa i
dytë një më pak.

Gjermania
renditet në pozitën e tretë me 189 pikë, e ndjekur nga Korea Jugore që ka 188.

Në indeksin e restrikcioneve për viza të kompiluar nga firma ligjore “Henley & Partners”, pasaporta e Shqipërisë renditet e 54-a ndërsa Kosova është në vendin e 99-t, transmeton Gazeta Sinjali.

Këto rangime bëhen çdo vit dhe bazohen në numrin e vendeve që
një pasaportë mund t’i japë një personi qasje pa vizë.

Nga rajoni, Greqia renditet e 8-a, Serbia e 39-ta, Mali i Zi i 46-i dhe Maqedonia e Veriut në të 47-n./Gazeta Sinjali/.

Ngjarja paraprake

Zbardhen emrat/ Kush janë policët dhe zyrtarët e arrestuar për drogë

Ngjarja e ardhëshme

Dhurata na rrënqethi me këtë video mbrëmjen e djeshme!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian