Pasaportat e vaksinimit, Merkel: Objektivi është që t’i kemi gati brenda tre muajve

Bashkimi Evropian nuk po gjen konsensus përsa u përket pasaportave të vaksinimit.

Liderët e 27 shteteve anëtare nisën të enjten diskutimet për masat kundër Covidit-19 dhe si mund t’i lehtësojnë udhëtimet jashtë gjatë pandemisë. 

Greqia është një nga mbështetëset e idesë së lëvizjes së personave me një pasaportë të re mbarevropiane, e cila tregon se kush është vaksinuar dhe mund të udhëtojë lirshëm brenda BE-së.

“Ka ende një numër pikëpyetjesh, edhe politike. Së pari, për çfarë do të përdoren certifikatat. Pastaj është pyetja më shkencore, sepse është ende e paqartë a mund ta transmetojë dikush sëmundjen edhe pse është vaksinuar”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Greqia i sheh pasaportat e Covidit si zgjidhje për të ndihmuar sektorin e turizmit teksa afron vera.

Hungaria ka njoftuar se do të fillojë t’i lëshojë ato nga 1 marsi, ndërsa idenë e kanë përkrahur Spanja, Austria, vendet nordike, madje edhe Gjermania.

“Objektivi politik është që t’i kemi pasaportat gati në pak muaj: më parë kam deklaruar për tre muaj”, u shpreh Merkeli.

Ndërkohë Franca shprehet më e rezervuar për pasaportat e Covidit, duke ngritur shqetësimin se ato nuk janë etike ose diskriminojnë grupe të caktuara.

“Kur flas për pasaportë shëndeti, kjo nuk varet nga vaksinimi apo jo i dikujt. Edhe po të rihapim disa nga kufijtë diku në pranverë, nuk mund t’ua kushtëzojmë aksesin njerëzve prej vaksinimit përderisa as nuk e kemi nisur fushatën e vaksinimit për të rinjtë”, tha presidenti i Francës Marcon.

Në botë deri tani janë vaksinuar mbi 220 milionë persona, nga afro 8 miliardë gjithsej.

Bashkimi Evropian parashikon që të imunizojë 70 për qind të popullsisë së rritur brenda verës.

Ngjarja paraprake

Lotina përsëri shfaqet joshëse, vë në fokus gjoksin bombastik! Vëmendja tek çanta e saj me çmim marramendës

Ngjarja e ardhëshme

Grushton fort

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian