Pas zënkës në studio, ja si përfunduan Jasmina dhe Andi

8:37 | 18 Prill 2021

Dyshja kishin disa mosmarrëveshje në episodin e të premtes.

Andi dhe Jasmina debatuan në studio derisa Jasmina edhe u përlot, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se është e lodhur nga raporti me Andin për shkak se ky i fundit nuk është duke i vlerësuar ato se çka është duke bërë për të.

Megjithatë, dyshja siç duket kanë gjetur pajtim mes njëri-tjetrit dhe kjo shihet qartë me videon e publikuar nga Jasmina.

Në storien e saj në Instagram, ka ndarë një video me Andin teksa i kap dorën madje ai edhe i dhuron një puthje në dorë.

Ndryshe, pritet që Andi dhe Jasmina të dalin si çift nga ‘Përputhen’./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Steve Kerr konfirmon: Curry pati një lëndim, por gjithçka është në rregull

Ngjarja e ardhëshme

Pjanic: Pavarësisht nëse gjërat shkojnë mirë apo keq, skuadra është më e rëndësishmja nga të gjitha

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian