Pas vdekjes së 20 vjeçares, kryetari Aliu: Sot, jemi të gjithë të lënduar

Vdekja e 20 vjeçares nga komuna e Ferizajt, në shpërthimin e fillimvitit në lokalin “Steak House”, ka tronditur të gjithë.

Fatime Haxhidema që kishte pësuar lëndime trupore e më pas ishte dërguar edhe në Turqi për trajtim mjekësor por se nuk kishte mundur tu përballonte plagëve.

“Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar”, ka shkruar Aliu.

Telegram ngushëllimi:

Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.

Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.

Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës.

Ngjarja paraprake

Ekzekutimi mafioz/ Flasin familjarët e 'padronit të drogës'

Ngjarja e ardhëshme

Romero i preferuari i Real Madrid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian