Pas vaksinimit, Valdrin Sahiti thotë se qëndron me mendimin se çdo simptomë është më e arsyeshme dhe efikase

15:39 | 22 Prill 2021

Dizajneri i njohur kosovar është vaksinuar.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi të ndarë në storie, ku shihej duke marrë vaksinën e tipit AstraZeneca në stadiumin Air Albania në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ndërsa sot ka treguar disa nga simptomat që po përjeton pas marrjes së vaksinës.

Disa nga simptomat që ai i ka cekur në postim janë kokë dhimbje, lodhje, temperaturë.

“Për të gjithë që më kanë shkruar në lidhje me vaksinimin. Po, po kaloj nëpër efektin e vaksinës, ethe, temperaturë, plogështi shumë e madhe, kokë dhimbje kjo mbase se kam kaluar COVID-19 por gjithsesi qëndroj me mendimin që çdo simptomë nga vaksina është më e arsyeshme dhe efikase sesa mos vaksinimi”, ka thënë Valdrin Sahiti./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 39 të vdekur, 603 raste të reja.Shërohen 641 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

51 ushtarë të FSK-së mbjellin fidanë në shkollën “Ibrahim Rugova” në Obiliq

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian