pas tri javesh rinisin seancat gjyqesore ndaj ish krereve te uck se 67830152d5411

Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

January 12, 2025
1 minut lexim

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaçi dhe të tjerët”, do të dalin përpara trupit gjykues të hënën, pasi Gjykata Speciale ishte në pushim dimëror për tri javë.

Seancat do të rikthehen në orarin e tyre të rregullt, nga e hëna në të enjten, me fillim nga ora 09:00.

Ndërkohë, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë vendosur të pranojnë me shkrim dëshmitë e dy dëshmitarëve.

Ky vendim është marrë më 6 janar, ndërsa mbrojtja do të ketë mundësinë t’i marrë në pyetje dëshmitarët përkatës. Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara, theksoi gjatë konferencës së saj javore se ky vendim është pjesë e një procesi të vazhdueshëm të shqyrtimit të provave.

Dëshmitë e shkrimtuara do të pranohen dhe mbrojtja do të mund t’i pyet dëshmitarët. Ky është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e gjykimit,” tha Griep, duke shtuar se po ashtu është miratuar që një dëshmitar të japë dëshmi nëpërmjet video-konferencës.

Në të njëjtën çështje, më 20 dhjetor dhe 6 janar, trupi gjykues gjithashtu ka aprovuar disa kërkesa të Prokurorisë për paraqitjen e provave të tjera materiale dhe dëshmive të tjera shoqëruese. Ndërsa, më 18 dhjetor 2024, mbrojtësit e viktimave kishin kërkuar që një anëtar i familjes së një viktimë që ka ndërruar jetë, të mund të marrë pjesë në emër të saj gjatë procesit gjyqësor.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

renea arreston kreshnik farrukun ne durres per llogari te spak ut 6782f7f0f0696
Story i mëparshëm

Renea arreston Kreshnik Farrukun në Durrës për llogari të SPAK-ut

ja cfare rrezikon sulmuesi shqiptar 6783050f70f73
Story i radhës

Ja çfarë rrezikon sulmuesi shqiptar

Të fundit nga

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

Bayerni ëlshtë shpartalluar në Roterdarm duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Feyenoordi, në takimin e xhiros së shtatë të Champions League në futboll. Vendasit shkëlqyen me lojë.  Ndeshjet  Milan – Girona

LDK nesër mban konferencë për media

Gjatë ditës së nesërme Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet në ora 11:00 në Selinë Qendrore të LDK-së. Po ashtu nga LDK-ja
ShkoLartë