Pas tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, SHBA do të dërgojë 3 mijë trupa shtesë në Poloni

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 3,000 trupa shtesë në Poloni, tha Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, duke konfirmuar një raport të mëparshëm të Reuters, pasi Rusia zhvilloi stërvitje ushtarake në Bjellorusi dhe Detin e Zi pas ngritjes së forcave të saj afër Ukrainës.

Trupat shtesë do të dërgohen në Poloni në ditët në vijim, i thanë dje katër zyrtarë amerikanë Reuters, të premten.

Dislokimi vjen pasi Uashingtoni rrit paralajmërimet se Rusia mund të jetë e gatshme të pushtojë Ukrainën. Rusia mohon se planifikon të pushtojë, duke thënë se po mbron sigurinë e saj kundër agresionit të aleatëve të NATO-s. 

Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak shkroi në Twitter se Polonia është e gatshme të mirëpresë trupat amerikane në çdo kohë.

Administrata e SHBA-së do të dërgojë 3000 trupa shtesë në Poloni për shkak të situatës së tensionuar në Ukrainë. Kam folur sot për këtë çështje me (Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, Lloyd) Austin,” tha ai. 

“Ne jemi të gatshëm në çdo kohë të mirëpresim ushtarët amerikanë në Poloni.”

Ushtarë shtesë do të përforcojnë forcat amerikane në pjesën juglindore të Polonisë, u tha Blaszczak gazetarëve të shtunën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Katër shenjat e horoskopit që kanë lindur për sherr

Story i radhës

Ku gjendet sot mundësia e bashkimit kombëtar

Të fundit nga