Pas takimeve në Kamzë dhe Vorë/ Basha: Mora mesazhin nga qytetarët se nuk mund të vazhdohet më me Edi Ramën

Basha pas takime në Vorë e Kamzë: Në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill

Pas takimeve elektorale të zhvilluara në Vorë dhe në Kamzë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se ka dëgjuar nga njerëzit të njëjtën bindje ku nuk mund të vazhdohet më me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, më 25 prill, të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.

Reagimi i plotë:

Sot në Vorë, Kamzë e Marikaj çdo qytetar që takova më konfirmoi se Shqipëria kërkon ndryshim, sepse Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim.

Nga çdo qytetar që takova dëgjova të njëjtën bindje: pas 8 vitesh me Ramën, vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Të njëjtën bindje se ne duhet të ndryshojmë dhe koha është tani.

Në Vorë, në Kamzë, në çdo shtëpi që hyra, në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill.

Prandaj ne jemi bashkuar për ta sjellë këtë ndryshim dhe për të nisur punën për qytetarët shqiptarë dhe për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Më 25 prill, të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!

Ngjarja paraprake

Belgjikë, qytetarët e goditur nga masat anticovid protestë

Ngjarja e ardhëshme

Romës i refuzohet sërish apeli, humb zyrtarisht ndeshjen në tavolinë ndaj Hellas Veronas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian