​Pas shtyrjes së zgjedhjeve në veri, sot mblidhet KQZ-ja

Një ditë pas shtyrjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar hapat e mëtutjeshëm. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për KosovaPress, se mbledhja do të mbahet sot, e diel, duke filluar në orën 11:00. 

“Pas vendimit të Presidentes së Republikës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe caktimn e datës së re për mbajtjen e tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë hapat e mëtutjeshëm”, tha Elezi në një përgjigje me shkrim.

Image

Vendim
Story i mëparshëm

Këmbimi valutor për datën 11 dhjetor/ Me sa shiten dhe blihen dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera

Story i radhës

Princi William në zi, humb mikun e ngushtë

Të fundit nga