Pas shtatë muajsh shkaku i pandemisë, besimtarët u lejuan të falen së bashku në Mekë

Në Qabe të Mekës, myslimanët kryen lutjen e parë të përbashkët pas një ndalimi shtatë-mujor të vendosur si pjesë e masave për të luftuar përhapjen e coronavirusit.

Në mars, autoritetet saudite ndaluan hyrjen dhe kryerjen e lutjeve në Masjid al-Haram në Mekë dhe Xhaminë e Profetit në Medinë gjersa televizioni shtetëror saudit raportoi se një lutje e përbashkët në këtë mëngjes u mbajt në tempullin e shenjtë në Mekë.

Institucionet saudite gjithashtu postuan në Twitter fotografi të lutjeve në Qabe.

Që nga 4 tetori, pelegrinazhet u është lejuar qytetarëve sauditë dhe myslimanëve që banojnë në atë vend.

Myslimanët e huaj u njoftua se do të mund të kryejnë ritet fetare në fillim të nëntorit gjersa xhamitë në Mekë dhe Medinë do të hapen me kapacitet të plotë. 

Ngjarja paraprake

Rama i përgjigjet mjekut për patentën e Gjermanisë

Ngjarja e ardhëshme

Ja si u vlerësua paraqitje Vojvodës

të fundit nga