pas shkarkimit reagon teuta llalla 65b2c5d6245ac

Pas shkarkimit reagon Teuta Llalla

January 25, 2024
1 minut lexim

Pas shkarkimit nga Kryetari i Komunës Tetovës Bilall Kasami,ka reaguar Drejtoresha e Gjimnazit të Tetovës Teuta Llalla.

Llalla në profilin e saj ka potencuar se është njoftuar nga mediat për shkarkimin e saj duke e quajtur si akt të paprecedent, antiligjor por jo të papritur.

U njoha nga mediat me një akt të paprecedent, antiligjor por jo të papritur për shkarkimin tim nga detyra e drejtorit të gjimnazit të Tetovë. Ka qenë privilegj për mua të drejtoja gjimnazin e Tetovës, vatrën më të madhe të dijes e edukimit të djemve dhe vajzave tona të cilëve u kemi borxh jo vetëm transmetimin e dijes por dhe të edukatës, formimit, drejtësisë e ligjit. Këtë gjë, e përgjegjshme e kam bërë gjatë gjithë jetës time si grua, mësuese edhe nënë në tempullin ku farkëtohet dija – edukatë, drejtësia e ndershmëria për djemtë e vajzat tona. Në këtë mision të shenjtë pak u ndihmova nga Kryetari i Komunës. Kur më sipër shkrova pak më duhet të pohoj se aspak nuk u ndihmova.. Aspak nuk kishte vend për bashkëpunim, aq sa mund të përzihen uji me mbetjet e petrolit, aq mund të bashkëjetonte e aq më pak të përzihej detyra dhe përgjegjësia ime për të drejtuar tempullin e dijes me Billall Kasamin, që është modeli më i keq për çdo të ri. Politizimi i tejskajshëm, dallkauklleku, intrigat, sulmet e pafundme, hakmarria për atë që nuk e konsideroi pjesë e oborrit të tij, janë fytyra fatkeqësisht e atij që duhet të ishte qytetari e shërbëtori i parë i Tetovës. E bindur në drejtësinë e ndershmërinë time si njeri i dijes e jo e intrigave kam ditur të bëj beteja shumë më të shenjta e më të mëdha se me Bilallin. Por për të venë në vend dinjitetin tim dhe të të gjithë atyre që mendojnë si unë se politika, interesat, dallkauklleku e bëjnë pis dijen do vazhdoj betejën time ligjore kundër paligjshmërisë se një vendimi të marrë fshehtas në kohën kur unë jam në pushim vjetor. Vetëm kjo do ta bënte të turpërohej e të skuqej çdo njeri që e quan veten burrë e qytetari i parë i Tetovës , ka shkruajtur Llalla.

MARKETING

RENT A CAR

rohde e guerot ne mitrovice gjermania e franca do te vazhdojne te mbeshtesin perpjekjet per pajtim 65b2c223d41f2
Story i mëparshëm

​Rohde e Guerot në Mitrovicë: Gjermania e Franca do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet për pajtim

flet polici per rrahjen ku u perfshi i biri i tij spo di a eshte djali jem ne video a djali i vellait si binjake jone 65b2c68a8bab9
Story i radhës

Flet polici për rrahjen ku u përfshi i biri i tij: S’po di a është djali jem në video a djali i vëllait, si binjakë jonë

Të fundit nga

ShkoLartë