pas shkarkimit nga man utd ten hag te klubi qe garon ne ligen e kampioneve 674ed59fd339b

Pas shkarkimit nga Man Utd, Ten Hag te klubi që garon në Ligën e Kampionëve?

December 3, 2024
1 minut lexim

Erik Ten Hag është lidhur me një rikthim të shpejtë në stol pas shkarkimit të tij nga Manchester United. 

Ten Hag u shkarkua gjatë muajit tetor me Unitedin që gjendje në pozitën e 14-të në tabelë dhe kishin përjetuar fillimin e tyre më të dobët të sezonit në Ligën Premier pas nëntë ndeshjeve. 

Humbja ndaj West Hamit ishte fatale për teknikun holandez të cilin më pas e zëvendësoi Ruud Van Nistelrooy si trajner i përkohshëm deri në ardhjen e Ruben Amorim. 

54-vjeçari fitoi Carabao Cup dhe FA Cup gjatë kohës sa ishte tek Unitedi, teksa kishte arritur 55 për qind të fitoreve. 

Por teksa ai po shijon një pauzë nga futbolli, ish-trajneri i Ajaxit mund të bëjë rikthimin në stol më herët se sa pritej. 

Sipas gazetarit Patrick Berger, Ten Hag është një kandidat potencial për ta zëvendësuar Marco Rose tek RB Leipzig. 

Rose është nën një presion jashtëzakonisht të madh tek Leipzigu pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, me skuadrën që momentalisht renditet e katërta në Bundesliga dhe e 34-ta në Ligën e Kampionëve pa asnjë fitore të vetme në pesë ndeshje. 

Ata u mposhtën me rezultat 5-1 nga Wolfsburgu në vikend dhe nuk kanë shijuar fitoren që nga 29 tetori kur mposhtën St. Paulin në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë. 

Raundi i ardhshëm në Kupë ndaj Eintracht Frankfurtit mund të jetë vendimtar për të ardhmen e tij dhe tashmë klubi e ka Ten Hagun në listë si një prej objektivave kryesor në rast se vendosin ta shkarkojnë atë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

shtetet e bashkuara vendosin sanksione te reja ndaj kines ne prodhimin e cipeve 674ed4b0e6973
Story i mëparshëm

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Kinës në prodhimin e çipeve

panasonic rikthen ne jete themeluesin e saj permes inteligjences artificiale 674ed68feb381
Story i radhës

Panasonic “rikthen në jetë” themeluesin e saj përmes inteligjencës artificiale

Të fundit nga

Shqipëria U-16 – Andorra, ky është rezultati

Shqipëria U-16 u përball këtë të diel me Andorrën në ndeshjen e parë të turneut zhvillimor “UEFA Development” për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua pasdite në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, ku
ShkoLartë