Pas shërimit nga Covid-19, Thomas Strakosha u çon prindërve në Athinë të dashurën modele: Zemra ime u kyç!

Pas shërimit nga Covid19, portieri Thomas Strakosha që mungoi te Lazio prej 1 muaji, i është kthyer jo vetëm skuadrës, por edhe familjes së tij në Athinë, që përbëhet nga nëna, babai ish-futbollist me emër, Foto Strakosha, dhe vëllai Dimitris.

Ai ka udhëtuar drejt Greqisë me të dashurën e huaj, duke e çuar kështu partneren në shtëpinë e prindërve për të marrë pëlqimin e tyre.

Nga ky udhëtim në Athinë, Thomas ka postuar në “Instagram” një foto me të dashurën, shoqëruar me statusin “Zemra ime u kyç!”, duke ua prerë rrugën të gjitha atyre vajzave që mund ta ngacmojnë apo t’i shkruajnë mesazhe private futbollistit simpatik.

Esther Adjoa Asiedu është modelja që i ka rrëmbyer zemrën gardianit të Kombëtares, Thomas Strakosha. Çifti kaloi së bashku pushimet në një nga ishujt grekë, ndërkohë që ka qenë vetë portieri i Lacios, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory” zbuloi lidhjen me modelen që bie në sy për kaçurrelat dhe format e bukura fizike.

Ai publikoi një foto së bashku, duke i bashkangjitur zemrat si “emoji”, që dëshmonte fillimisht se ai tashmë nuk është “single”. Edhe pse ishte munduar prej kohësh ta mbante të fshehtë lidhjen e dashurisë, më në fund Thomas ka vendosur të zbulojë partneren e tij, e cila duket mjaft seksi.

Ajo numëron mbi 11 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”, ndërkohë që marrëveshjen për të dalë hapur e kanë bërë të dy, pasi edhe ajo ka publikuar së fundmi disa “story” në krahët e shqiptarit mjaft të pëlqyer të sportit, një nga djemtë e sportistit me emër, Foto Strakoshës.

Thomas Strakosha është një futbollist profesionist shqiptar, i cili luan si portier për klubin italian Lazio dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Ai ka lindur në Athinë, por karrierën e vazhdon në Itali.

Portieri 25- vjeçar i S. S Lazios dhe Kombëtares Shqiptare të futbollit bie në sy për shtalartësinë e tij, pasi është 1.93 m dhe peshon 78 kg. Pak kohë më parë ai bë objekt i mediave pas një deklarate që u konsiderua sa e pabesueshme, aq edhe e papërgjegjshme.

Ish-lojtari i Torinos, Massimo Brambati, akuzoi se në Serinë A janë dy futbollistë të prekur nga koronavirusi, por që klubet e fshehin. Sipas personazhit kontrovers, njëri prej të infektuarve nga Covid-19 ishte pikërisht shqiptari Thomas Strakosha.

Ai shkoi edhe më tej, duke akuzuar klubin e Lazio-s se e ka fshehur këtë fakt, duke njoftuar se portieri kuqezi është i dëmtuar. Brambati tha se futbollisti tjetër i prekur ishte Kessie i Milanit, që gjatë udhëtimit nga Afrika udhëtoi përkrah Gervinho-s, duke bërë që edhe ky i fundit të vetizolohej.

Këto fjalë të konsideruara të pavërteta nuk u pritën aspak mirë nga portieri shqiptar, i cili me vendim të klubit nuk mund të shprehej personalisht, duke qenë se çështja ishte delikate.

Përgënjeshtrimi erdhi nga vëllai i Thomasit, Dimitri Strakosha.

“Duhet të të vijë turp që përhap gënjeshtra! Nëse nuk do të kisha respekt për moshën që ke, do të hidhja personalisht në gjyq për dezinformim,”- iu drejtua ai ish-lojtarit.

Me gjithë situatën e pazakontë të shkaktuar nga deklaratat e pabazuara, te Lazio ishin të qetë. Mbi të gjitha, sepse lëndimi i portierit kuqezi nuk ishte aq serioz sa u mendua dhe shpejt Thomas Strakosha pritej të kthehej në fushë.

Ndërkohë që atë periudhë pushimesh Strakosha vendosi të fluturonte drejt shtetit ku ka lindur, Greqisë. E pas disa lajmeve, Strakosha rezultoi vërtet me Covid-19, për t’u rikthyer në fushë pak ditë më parë. Portieri që mungonte te Lazio, i është kthyer stërvitjes te Lazio pas 1 muaji mungesë.

Portieri e ka kaluar Covid-19 dhe pas testeve mjekësore të kryera i është bashkuar grupit. Strakosha i mungoi edhe Kombëtares në ndeshjet e nëntorit, ndërkohë që sa i takon karrierës, klasifikohet si portieri i 3-të më i mirë në Europë.

“Babai i tij, Foto, do të jetë shumë krenar. Çdo ditë që po kalon, djali i tij Thomas bëhet më i zoti dhe më i mirë. Siguria që jep portieri i Kombëtares Shqiptare në katërkëndësh është mahnitëse. Edhe pse 25 vjeç, Thomas duket se ka arritur madhështinë dhe nivelin e babait të tij. Diçka të tillë e tregojnë edhe statistikat që në futboll janë shumë kokëforta dhe rrallë gabojnë,”- komentojnë mediat.

Lazio mund të mburret se ka në gjirin e saj portierin e tretë më të mirë në Europë. Pavarësisht se sezoni ka mbetur pezull, Strakosha ka arritur të grumbullojë shifra suksesi.

Kuqeziu ka arritur të neutralizojë 77.88% të goditjeve të shkuara drejt portës së tij. Vetëm portieri i Liverpool, Alison Becker, dhe ai i Reims, Rajkoviç, kanë bërë më mirë se ai.

Podiumi europian është një medalje e vogël, e cila i shtohet arritjeve të tjera të bëra nga portieri i bardhekaltërve. Në katër vitet e tij tek kryeqytetasit, Strakosha ka arritur të ndihmojë shokët e ekipit të fitojnë 3 trofe, dy Superkupa të Italisë dhe një Kupë të Italisë.

Rritja e tij eksponenciale ka tërhequr interesin e shumë klubeve europiane, sidomos atyre angleze. Por, Lazio e ka kundërpërgjigjen për negociatat, për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2022 edhe me 3 vite.

Natyrisht, rritje do të pësonte edhe paga e shqiptarit, që në kryeqytetin italian fiton më pak se 1 milion euro.

Ngjarja paraprake

Aeroporti gjerman përgatitet të transportojë miliona vaksina Covid

Ngjarja e ardhëshme

Raul Jimenez dërgohet menjëherë në spital pas incidentit me David Luizin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian