Pas sheikut, Enca fotografohet krah këngëtarit të njohur arab në Dubai

16:46 | 15 Prill 2021

Foto: Instagram

Enca takoi emra të njohur në Dubai.

Enca Haxhia ditët e fundit i ka shfrytëzuar për t’u relaksuar në pushime në temperaturat e ngrohta të Dubait, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka publikuar fotografi e video të panumërta nga atje, duke u shfaqur edhe në shoqëri të emrave të njohur në Dubai.

Fillimisht, ajo u fotografua me sheikun e njohur Sait Ahmad Belhasa, në kopshtin e tij zoologjik, e më pastaj tha se Conor McGregor ishte ulur pranë saj në një mbrëmje.

Kurse, në një postim tjetër, Enca shihet pranë këngëtarit arab Mohamed Ramadan, i cili numëron mbi 17 milionë ndjekës në Instagram.

Përmes postimit të fundit, këngëtarja bëri të ditur se është rikthyer në Shqipëri, teksa publikoi një video me mbishkrimin “Vendi im i bukur, i gjelbër”. /Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

“Futbolli më bëri të vuaj, do të ndryshoj jetën time pas tij. Paraja nuk blen shoqëri dhe familje”

Ngjarja e ardhëshme

Copping i jep fund futbollit në moshën 19-vjeçare!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian