Pas shampos, përdorni balsamin? Gjithë jetën i paskeni larë flokët gabim

Nëse ke flokë të imët dhe ke nevojë për më shumë hidratim për të kuruar dëmtimet, mund të ndryshosh diçka në rutinën e larjes. Edhe thjesht me shaka, ne gjithnjë pyesim se ç’mund të ndodhte nëse do të ndërronim rendin e shampos dhe balsamit? Siç ka rezultuar, është një mënyrë e shkëlqyer për t’i pasur flokët të hidratuar dhe pa u shkaktuar atyre dëme të tjera. “Balsami i ushqen dhe i hidraton flokët, por njëkohësisht i bën edhe më të rëndë”,- thotë Philip B, një prej emrave të njohur mes personazheve të famshëm, hair stylist dhe ekspert për skalpin.

“Nëse i lan flokët me shampo pasi ke përdorur balsamin, do të largosh nga flokët çdo lloj papastërtie dhe yndyre që lë balsami pas përdorimit. Flokët e pastër janë flokë me volum.” Kjo teknikë njihet edhe si ‘larja e kundërt’ dhe ka gjasa të ndryshojë mënyrën se si i lan flokët.

Edhe nëse nuk ke flokë që shkëlqejnë, është një teknikë shumë e mirë për ta provuar me balsamin që përdor çdo ditë, për të mos përmendur formulat masive që rekomandojnë përdorimin një herë në javë.

Megjithëse është një teknikë që mund ta bësh me produktet që ke në shtëpi, TRESemme është një prej markave më të rekomanduara. Thjesht sigurohu që të përdorësh dy opsione hidratuese, të cilat mund të funksionojnë teknikisht si të vetme.

Cila është pjesa më e mirë? Larja e kundërt mund të ndikojë edhe në rritjen më të shpejtë të flokëve, sepse eliminon yndyrat që shkaktojnë edhe rënie herë pas here.

Ngjarja paraprake

Ekspertët njoftojnë përhapjen shpejtë të një varianti të ri të koronavirusit në New York

Ngjarja e ardhëshme

​Aeroporti Heathrow mbyll vitin 2020 me humbje prej 2.8 miliardë dollarësh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian