Pas sanksioneve nga SHBA-ja, ‘Kuzhinieri i Putinit’ depërton në nivelet e larta të Kombeve të Bashkuara

Bota tashmë ka mësuar shumë për Yevgeny Prigozhin që kur autoritetet amerikane ngritën kallëzime penale kundër tij dy vjet më parë lidhur me pretendimet se ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

I njohur si “Kuzhinieri i Vladimir Putinit”, për shkak të kontratave për furnizim me ushqim të Kremlinit, Prigozhin gjithashtu është sanksionuar për lidhjet e tij me mercenarët rusë të grupit Wagner.

Sipas Daily Beast, aktualisht disa të dhëna të publikuara, tregojnë se Prigozhinin e ka ndihmuar një nga këshilltarët e tij politik që të depërtojë në nivelet e larta të Kombeve të Bashkuara.

Grupi mercenar Wagner që udhëhiqet nga Prigozhin, në të gjithë botën ofron shërbime të inteligjencës dhe personel paraushtarakë.

Departamenti amerikan i Thesarit e lidh atë drejtpërdrejt me zinxhirin komandues të Putinit, e cila këtë grup paramilitar e përshkruan si “një forcë në hije e Ministrisë ruse të Mbrojtjes”.

Dëshmitë tregojnë se Rusia është duke bërë fushatë që të ngarkoj një operativ në Kombet e Bashkuara për të monitoruar embargon e armëve në Sudan, që vjen një muaj pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Prigozhinit.

Analizimi i regjistrave të faturave për kompanitë e lidhura me Prigozhin dhe korrespondenca me e-mail midis një diplomati të lartë rus dhe profesorit të Universitetit Shtetëror të Shën Petersburgut, Nikolai Dobronravin, tregon se ky i fundit ka punuar si konsulent për Prigozhinin.

Dobronravin ishte emëruar në panelin e Kombeve të Bashkuara, duke i dhënë atij një pozitë kyce për monitorimin e sektorit të sigurisë që lidhen me embargon e armëve.

I etur për të zgjeruar lidhjet ushtarake dhe ekonomike të Rusisë me vendet e bregdetit të Detit të Kuq, Putini filloi të kultivojë në mënyrë agresive lidhjet me diktatorin e Sudanit, Omar al-Bashir, duke e ftuar atë në Moskë dhe duke nënshkruar një marrëveshje ushtarake-teknike.

Përpjekjet e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e saj në Afrikë, viteve të fundit, kanë ngritur shqetësime të konsiderueshme në Washington, por fusha dhe shkalla e veprimit të Kremlinit përmes tregtimit të armëve ende nuk është kuptuar mirë.

Interesi i Putinit është që të krijojë aleanca me regjimet diktatoriale afrikane dhe si kundërshpërblim për mbajtjen e tyre në pushtet, përmes firmave të oligarkut rus, Yevgeny Prigozhin, të eksploatojë pasuritë nëntokësore të shteteve të varfëri afrikane.

Prigozhin mund të përshkruhet si njeriu i Rilindjes së mundësive të errëta ruse. Si një ish i dënuar, është shërbyer duke vjedhur, mashtruar dhe detyruar të miturit për prostitucion. Ai e filloi karrierën e ligjshme në biznes gjatë viteve të 90-ta, si pronar i një restoranti në Shën Petersburg dhe më vonë si kujdestar për Kremlinin.

Sot, biznesi i tij zyrtar është një konsorcium i gjerë hotelerie që ofron ushqime për miliona ushtarë rusë, policë, prokurorë, pacientë në spital dhe nxënës në shkolla në këmbim të pagesave të majme të financuara nga taksapaguesit rusë, e që në vitin 2011 u vlerësuan të janë të paktën 3 miliardë dollarë.

Megjithatë, operacionet e tij jozyrtare i përshtaten profilit të sigurimit në hije të një shteti autoritar: prodhimi në shkallë industriale të lajmeve të rreme, kërcënimi i gazetarëve, ndërhyrjet në zgjedhje, lidhje politike dhe operacione të fshehta ushtarake.

Ngjarja paraprake

Shuhet Xhafer Gashi, veteran i arsimit në Gostivar

Ngjarja e ardhëshme

Infektohet me koronavirus ish kryebashkiaku i Beratit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian