Pas rënies dramatike, bursat amerikane rimarrin veten brenda ditës

January 24, 2022
min lexim

Pas javës më të vështirë për tregun e aksioneve amerikane që nga fillimi i pandemisë, paqëndrueshmëria e tregut vazhdoi edhe të hënën, pjesërisht për shkak të shqetësimeve për lëvizjet ushtarake të Rusisë pranë territorit të Ukrainës.

Në përfundim të ditës, Dow Jones u mbyll me 100 pikë më shumë, pas gati gjashtë ditësh humbjesh të njëpasnjëshme. Gjatë pjesës më të madhe të së hënës, u duk se do të rezultonte një ditë me humbje të mëdha. Indeksi ra me 1100 pikë (3.3%) përpara se të arrinte një rimëkëmbje të jashtëzakonshme.

Mendohet se kjo është rimëkëmbja më e lartë e arritur brenda një dite për bursën Dow dhe indeksin S&P 500, që nga tetori i vitit 2008.

“Tregu tashmë kishte filluar rënien. Shtimi i disa zhvillimeve gjeopolitike ishte në thelb një arsye tjetër për të shitur aksione”, tha Tom Essaye, president i Sevens Report Research, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në lidhje me kërcënimin rus ndaj Ukrainës.

Investitorët kanë pritur me ankth veprimet që pritet të ndërmarrë Rezerva Federale për të frenuar inflacionin, sepse rritja e normave të interesit mund të pengojë rritjen për ekonominë amerikane.

Një vendim për normat e interesit nga Rezerva Federale pritet të merret të mërkurën.

Kthesa e jashtëzakonshme e pasdites për tregun e aksioneve pasoi një ankand të Departamentit të Thesarit të bonove dyvjeçare.

“Kishte shumë kërkesa për atë ankand të Thesarit që doli në orën 13:00”, tha zoti Essaye për Zërin e Amerikës. “Njerëzit në treg panë situatën dhe thanë: ‘Uau, ndoshta investitorët dhe tregtarët e bonove nuk janë aq nervozë se mos Rezerva Federale do t’ja fillojë me rritjen e normave si gjithë të tjerët’.”

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë shqetësimet për paqëndrueshmërinë e tregut.

Ne fokusohemi tek tendencat e ekonomisë, jo tek një ditë”, u tha të hënën gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki gjatë një konference të zakonshme për shtyp.

“Tregu është rritur rreth 15%” krahasuar me kohën kur Joe Biden mori detyrën nga Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, vuri në dukje zonja Psaki, duke shtuar se “ndryshe nga paraardhësi i tij, presidenti nuk e shikon tregun e aksioneve si një mjet për të gjykuar për ekonominë”./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri Osmani flet për mbledhjen e përbashkët qeveritare me Bullgarinë

Story i radhës

Të gjithë do të bien në këmbët e kësaj shenje të zodiakut falë ardhjes së Mërkurit dhe Marsit

Të fundit nga

Sjelljet e fshehta të një manipuluesi!

Sjelljet e fshehta të një njeriu manipulues janë shpesh të maskuara dhe të ndërlikuara, duke bërë të vështirë identifikimin e tyre.  Na ndodh të hasim shpesh njerëz manipulues në përditshmëri, prandaj mbani
ShkoLartë