Pas Rashicës edhe Paçarada nuk i bashkohet Kombëtares së Kosovës, kjo është arsyeja 

Mbrojtësi i St. Paulit nga Hamburgu, Leart Paçarada, sipas të gjithave gjasave, nuk do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, për tri ndeshjet e nëntorit, kundër Shqipërisë në miqësore dhe për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, me Slloveninë dhe Moldavinë. 

Siç merret vesh nga burimet e gazetës kombëtare “Bota sot”, St. Pauli, anëtar i Bundesliga II, nuk do të lejojë lojtarin që t’i bashkohet Kombëtares, për arsye të rrezikshmërisë së lartë me Covid 19 që mbretëron në Kosovë.

Pas Rashicës do të mungojë për të njëjtat arsye edhe Paçarada!?  

Në fakt, selektorit Bernard Challandes, gjithnjë e më shumë po i komplikohet puna para këtyre sfidave.

Ngjarja paraprake

Dha dorëheqjen nga posti, Hashim Thaçi niset drejt Hagës me avion ushtarak (FOTOT)

Ngjarja e ardhëshme

Covid-19, asnjë shtrat i lirë në Klinikën Infektive

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian