Shkup, 6 tetor 2020
OEMVP, në bazë të nevojave reale të biznesit dhe ekonomisë, në përputhshmëri me indikatorët epidemiologjik, për një periudhë të konsiderueshme propozoi heqjen e PCR testit të detyrueshëm për qarkullim të lirë të qytetarëve në shtetet fqinje, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Përveç një sër propozim-masash ekonomike, OEMVP gjatë takimeve me ministrat vendor si dhe me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, shpalosi edhe propozimin për heqjen e barrierës së qarkullimit të lirë të qytetarëve në shtetet fqinje.
Nisur nga arsyeshmëria e pakontestueshme e propozimit të OEMVP-së, Komisioni i sëmundjeve ngjitëse në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së, sot dërgoi deri te Qeveria, propozim-vendimin për hapjen e kufijve me R. e Kosovës, Malin e Zi dhe Serbinë.
OEMVP çdoherë do të lobojë në interes të qytetarëve dhe ekonomisë në përgjithësi për tejkalimin e pengesave që i tangojnë qytetarët dhe bizneset që ajo përfaqëson.
______________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.